Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 10:39
Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Policia ka njoftuar edhe se, i dyshuari ka kërcënuar zyrtarët policorë, pasi që fillimisht ai s’i është bindur urdhrave të tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në banesën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë, 71 copë fishekë,  pesë gëzhoja, dhe një thikë-bajonetë

‘‘ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS

Pejë / 14.01.2025-21:42. Pas disa të shtënave me armë zjarri i dyshuari mashkull kosovar është vërejtur në ballkonin e banesës kolektive duke  ekspozuar armën. I njëjti  fillimisht ka refuzuar tu bindet urdhrave të zyrtarëve policor  duke ju drejtuar me kanosje. Më vonë i njëjti është qetësuar dhe arrestuar. Gjatë kontrollit  në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar:  një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë, 71 copë fishekë,  pesë gëzhoja, dhe një thikë-bajonetë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, ka raportuar policia. 

(Kosova Sot Online)