Prokurorja e rastit jep detaje për një nga motivet e vrasjes së Liridona Ademajt

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 11:03
Prokurorja e rastit jep detaje për një nga motivet e vrasjes së Liridona Ademajt

Prokurorja e rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, Javorka Perlinçeviq, tha se nuk mund të japë shumë detaje rreth aktakuzës, por shtoi se, gjatë kohës që jetonin në Suedi, Liridona dhe Naimi kishin “marrëdhënie të trazuara martesore”, si pasojë e të cilave erdhën edhe problemet financiare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Arsyet e tjera që kishte Naimi për të planifikuar dhe kryer këtë vrasje mund t’i mësoni në gjykatë kur të fillojë seanca kryesore”, tha Perlinçeviq, e cila tha gjetja e motivit kishte bërë që procesi i ngritjes së aktakuzës të merrte më shumë kohë.

(Kosova Sot Online)