Votimi i shtetasve kosovarë në Gjermani, ambasada atje tregon adresën e kutisë postare

  • A.P /
  • 15 January 2025 - 14:51
Votimi i shtetasve kosovarë në Gjermani, ambasada atje tregon adresën e kutisë postare

Ambasada e Kosovës në Gjermani ua ka treguar shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar me postë nga atje, adresën e kutisë postare ku duhet t’i dërgojnë votat e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Njoftim me rëndësi! Të gjithë shtetasit e Kosovës të regjistruar për votim me postë në Gjermani, zarfet e mbyllura me fletëvotime sipas udhëzimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të dërgohen në kutinë postare të hapur në adresën si më poshtë: KQZ-ZGJEDHJET, Deutsche Post Filiale 502, Toli Post und Büroshop, Senefelderstraβe 49, 70176 Stuttgart”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)