PZAP dënon VV-në 3 mijë euro, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 16 January 2025 - 10:51
PZAP dënon VV-në 3 mijë euro, kjo është arsyeja

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri, Albin Kurti në tubimin e këtij subjekti politik në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas PZAP-së ankesa është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Kurtin se ka shkelur kodin e mirësjelljes.

Ndërsa PZAP e ka konsideruar pjesërisht të bazuar ankesën e LDK-së duke dënuar LVV-në me 3 mijë euro të cilat duhet ti paguajë në një afat prej 15 ditësh.

(Kosova Sot Online)