Qytetari kosovar e dorëzon në stacion të Policisë kuletën me para

  • A.P /
  • 16 January 2025 - 11:07
Qytetari kosovar e dorëzon në stacion të Policisë kuletën me para

Dje një qytetar në Pejë, Petrit Brahimaj, ka dorëzuar në stacion policor një kuletë me para dhe dokumente personale, të cilat më pas i janë kthyer pronarit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Njoftimi i plotë:

Me datën 15.01.2025, në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur qytetari Petrit Brahimaj i cili ka sjellë një Kuletё te cilёn e kishte gjetur dhe nё tё cilёn kishte tё holla dhe dokumente personale.

Policia ka marrё masat e nevojshme duke kontaktuar me personin tё cilin i kishte humbur kuleta dhe dokumentet, qytetari ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё dhe tё njëjtit nga zyrtaret Policor ju ka kthyer kuleta sё bashku me dokumentet personale.

Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Petrit Brahimaj për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

(Kosova Sot Online)