Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët

  • A.P /
  • 17 January 2025 - 07:11
Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës vranësirat pritet të tërhiqen, duke i lënë vendin kushteve me diell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C. 

(Kosova Sot Online)