
Ja dëmet që shkaktoi zjarri mbrëmë në lagjen ‘Emshir’

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mbrëmë një parking të mbyllur në lagjen Emshir të Prishtinës, rreth orës 18:40, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Si pasojë e tymit të dendur dhe situatës së rrezikshme, zjarrfikësit evakuuan 15 qytetarë dhe shpëtuan dy fëmijë.
Zjarrfikësit ndërhynë me shpejtësi për të parandaluar përhapjen e flakëve, ndërsa situata mbeti e tensionuar për disa orë.
(Kosova Sot Online)