Këta janë të arrestuarit për bixhoz në Podujevë

  • A.P /
  • 17 January 2025 - 12:40
Këta janë të arrestuarit për bixhoz në Podujevë

Për bixhoz të paligjshëm, Policia ka arrestuar të enjten dy persona në Podujevë, që u kapën në flagrancë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bastisjet u kryen në rrugën “Met Podujeva”, ku pas kontrollit në dy lokale, të dyshuarit që dyshohet se organizonin lojëra fati u prangosën.

I dyshuari i parë që përfundoi në pranga është Bledar Salihu (29-vjeçar), ndërsa i dyshuari i dytë është Hasret Latifi (38-vjeçar).

Në rastin e parë, në lokalin ku u kap Salihu duke zhvilluar këtë veprimtari, në cilësi të provave materiale, policia ka sekuestruar shtëpizë kompjuteri, llaptopa, tri aparate për printim të tiketave, tiketa të shtypura dhe rreth 300 euro para të gatshme.

Kurse në lokalin tjetër, ku Latifi dyshohet se organizonte lojëra fati, janë sekuestruar katër aparate të lojërave dhe mbi 1 mijë e 300 euro.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.


(Kosova Sot Online)