
Njësia e Krimeve Ekonomike ka realizuar një operacion policor në Gjakovë

Njësia e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë, ka realizuar një operacion policor në Gjakovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kështu ka bërë të ditur Baki Kelani, zëdhënës i policisë.
“Pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)