Këta janë tre inspektorët e ATK-së që u arrestuan sot

  • A.P /
  • 20 January 2025 - 10:46
Këta janë tre inspektorët e ATK-së që u arrestuan sot

Policia e Kosovës  ka arrestuar tre persona të dyshuar për marrje ryshfeti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media nga burime ka mësuar se tre të arrestuar dyshohet se janë inspektorët, Afrim Gjoka, Dukagjin Nika dhe Elhami Qorkadiu punonjës të ATK-së

Policia njofton se  me urdhër nga Gjykata Themelore në Gjakovë në koordinim me prokurorin përgjegjës të rastit janë kontrolluar tri objektet e banimit të personave të dyshuar, dy në Gjakovë dhe një në Pejë,  ku janë siguruar prova materiale që ndërlidhen me rastin.

(Kosova Sot Online)