Kurti, shpërthen në fushatë: Të gjithë qytetarët me Vetëvendosjen!
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka nisur një fushatë intensive për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u shprehur se kjo datë do të shënojë një moment të rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai theksoi se Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar të mbledhë çdo qytetar të Kosovës në radhët e saj, duke përmendur se "të gjithë qytetarët do të bashkohen me Vetëvendosjen".
"Me 9 shkurt, do të njëhën votat e qytetarëve të Kosovës dhe Vetëvendosja do të dalë fituese. Nuk ka më kohë për të humbur, është koha që qytetarët të kenë një zë të fortë në qeverisjen e vendit," u shpreh Kurti në një deklaratë.
(Kosova Sot Online)