Kandidati për deputet nga LDK - Lumbardhi: Po më lind motra, do bëhem baba

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 12:41
Kandidati për deputet nga LDK - Lumbardhi: Po më lind motra, do bëhem baba

Kandidati për deputet, Lumbardh Salihu, me një deklaratë të tijën, është bërë viral në rrjetet sociale.

I njohur për pjesëmarrjen e tij në reality show-n Big Brother Vip 2, Salihu tani ka vendosur të angazhohet në politikë, duke kandiduar për një vend në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së.

Në një emision, ai deklaronte:

“Para se me hy në Big Brother, i kam premtu familjes time edhe motrës time që e kam në Cyrih, që e du më shumë se gjithçka në botë, që ka me u bë nënë, edhe 1 muaj ka me u bë nënë e një djali, do të bëhem baba për herë të parë.”

(Kosova Sot Online)