Osmani viziton familjen e Rugovës: Kujtimi për presidentin historik është busulla jonë nacionale

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 14:23
Osmani viziton familjen e Rugovës: Kujtimi për presidentin historik është busulla jonë nacionale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar familjen e ish presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se kujtimi për Rugovën është busulla jonë nacionale.

“Kujtimi për presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova, nuk është vetëm histori, por busulla jonë nacionale. Në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, vizitova familjen e tij, në të cilën edhe më shumë e kuptojmë madhështinë dhe urtësinë me të cilën ai ndërtoi vizionin që na frymëzoi ne dhe do t’i fyrmëzojë brezat që vijnë për dashurinë e pakusht ndaj Kosovës.”

(Kosova Sot Online)