KQZ ka akredituar edhe 15 mijë e 889 vëzhgues të subjekteve politike

  • A.P /
  • 21 January 2025 - 16:02
KQZ ka akredituar edhe 15 mijë e 889 vëzhgues të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka akredituar edhe 15 mijë e 889 vëzhgues të 21 subjekteve të ndryshme politike të cilat janë të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në përgjithësi, numri i vëzhguesve të akredituar deri më tani nga KQZ dhe që u takojnë subjekteve politike është 18,163 vëzhgues.

(Kosova Sot Online)