Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët

  • A.P /
  • 22 January 2025 - 07:16
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, me mundësi për mjegull lokale nëpër ultësira dhe lugina, ndërsa gjatë ditës pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 10-28 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C. 

(Kosova Sot Online)