
Salihu për Kurtin: Nuk po e sheh realitetin, po rrinë vetëm brenda gjipave të zi

Lumbardh Salihu, kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti për një ballafaqim publik, duke theksuar se ai nuk po e sheh realitetin dhe është i mbyllur brenda "gjipave të zi", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Salihu ka shprehur mendimin se rinia e Kosovës nuk është dembele, siç e ka quajtur Kurti, por se ai vetë po humb lidhjen me realitetin e përditshëm, duke u ndodhur gjithmonë në makina luksoze.
"Do dëshiroja një ballafaqim me Albin Kurtin, pasi ai nuk po e sheh realitetin. Po rrinë vetëm brenda gjipave të zi. Kryeministër, nuk janë rinia e Kosovës dembela, por ti nuk po sheh mirë, sepse je vetëm brenda veturave luksoze," ka thënë Salihu.
(Kosova Sot Online)