Pse u lëshua për qarkullim pa u testuar ura e Badovcit?

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 09:39
Pse u lëshua për qarkullim pa u testuar ura e Badovcit?

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se kanë intervistuar një të dyshuar për shkak të lëshimit për qarkullim të Urës së Badovcit pa e testuar fare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, se Ura e Badovcit është lëshuar pa u testuar është konfirmuar pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore.

Rasti është cilësuar si “mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik”

“Badovc, Magjistralja Prishtinë-Gjilan / 31.12.2024 – 10:00. Policia e Kosovës pas pranimit të autorizimit nga gjykata dhe pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka konfirmuar se një urë është lëshuar për qarkullim pa përfunduar testimi final. Në koordinim me prokurorin është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)