Një kat i një shtëpie është përfshirë nga flakët në Suharekë

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 10:24
Një kat i një shtëpie është përfshirë nga flakët në Suharekë

Policia e Kosovës, me anë të raportit të saj të përditshëm ka njoftuar për një rast zjarri që ka ndodhur në Suharekë, ku një kat i një shtëpie është përfshirë nga flakët, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga policia është njoftuar edhe se shkaktar i zjarrit po dyshohet se është oxhaku i shtëpisë.

‘‘SHPËRTHIM ZJARRI

Gjinoc, Suharekë  / 22.01.2025 – 21:00.   Një m/k ka raportuar se  nga zjarri është përfshirë kati i tretë i shtëpisë. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe  kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara nuk raportohet për lëndime në njerëz. (shkaktar i zjarrit dyshohet të jetë oxhaku i shtëpisë). Rasti nën hetime’’, ka njoftuar policia në raportin e saj. 

(Kosova Sot Online)