Bajrami: Hekuran Murati ka dështuar, duke i quajtur deputetët e opozitës ‘hajna’

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 10:36
Bajrami: Hekuran Murati ka dështuar, duke i quajtur deputetët e opozitës ‘hajna’

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Hykmete Bajrami thotë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka dështuar disa ligje në Kuvend, duke i quajtur deputetët e opozitës ‘hajna’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami thotë se deputetët e opozitës nuk e mbështesnin ministrin Murati, pasi ai fillimisht i quante ‘hajna’, pastaj ua kërkonte votën.

“Në 2024 buxheti ka qenë 3 miliardë e 314 milionë euro. 859 milionë ka qenë t ëparapara për investime kapitale. Janë disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat Hekurani ka dështu me i kalu në Kuvend, sepse kur vinte me prezantu ligjin për të cilin kërkonte 80 vota, u qonte dhe thoshte deputetëve të opozitës jeni hajna, dhe mandej kërkonte votat e tyre për me ratifku  një marrëveshje të kredisë. Normalisht deputetët nuk e mbështesnin”.

(Kosova Sot Online)