Trump: Dikush e këshilloi Joe Biden që t’i falte të gjithë përveç vetës

  • A.P /
  • 23 January 2025 - 12:32
Trump: Dikush e këshilloi Joe Biden që t’i falte të gjithë përveç vetës

Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se ishte gabim për ish-presidentin, Joe Biden, që nuk fali veten para se të largohej nga detyra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një intervistë me drejtuesin e Fox Neës, Sean Hannity, Trump tha: “Ky njeri i fali të gjithë. Dhe e dini, gjëja qesharake, ndoshta e trishtueshme, është se ai nuk e fali veten. Dhe nëse e shikoni, gjithçka kishte të bënte me të”.

Trump i tha Hannity se atij iu dha mundësia për të falur veten në vitin 2021 kur po largohej nga Shtëpia e Bardhë, por nuk pranoi sepse besonte se nuk kishte bërë asgjë të keqe, shkruan BBC.

Në intervistë – intervista e tij e parë kokë më kokë që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë – Trump tha se Bidenit i ishin dhënë “këshilla shumë të këqija”.

 “Joe Biden ka këshilltarë shumë të këqij. Dikush e këshilloi Joe Biden që t’i falte të gjithëve përveç tij”.

(Kosova Sot Online)