Rusia thotë se zmbrapsi sulmin masiv me dron ukrainas

  • A.P /
  • 24 January 2025 - 08:51
Rusia thotë se zmbrapsi sulmin masiv me dron ukrainas

Mbrojtja ajrore ruse zmbrapsi një sulm masiv me dron ukrainas gjatë natës, duke përgjuar dhe shkatërruar 121 dronë që synonin 13 rajone, përfshirë Moskën, tha të premten Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, duke mos përmendur viktima apo dëme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministria tha se gjashtë dronë ishin shkatërruar mbi rajonin e Moskës dhe një mbi vetë kryeqytetin, ndërsa dronët e tjerë kishin shënjestruar rajone të tjera, duke përfshirë ato që kufizohen me Ukrainën dhe Kurskun, ku trupat ukrainase mbajnë një pjesë të tokës, pavarësisht përpjekjeve ruse për t’i nxjerrë ato, raporton Reuters.


(Kosova Sot Online)