Aksident mes katër veturave, lëndohen disa persona
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë, si pasojë e të cilit gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve të para, në këtë aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq personat e lënduar janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.
(Kosova Sot Online)