Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë

  • A.P /
  • 25 January 2025 - 08:12
Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë

Mot i butë po parashihet për ditët e fundjavës. Të shtunën do të ketë më shumë kthjellime e diell, megjithëse ultësirave mëngjeseve shfaqen kushte për mjegull, që deri nga mesdita pritet të shpërndahet., transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale zbresin në 0C e 4C, e ato maksimale ditën arrin vlera prej 10C e 13C.  Frynë erëra të lehta jugore e jugperëndimore 1-3m/s.

Vranësira kalojnë përgjatë ditës së diel, por pa mundësi për të reshura.  Orëve të mëngjesit sërish paraqiten mundësi për mjegull ultësirave.  Intervale më të gjata me diell pritet të ketë ditën e hënë dhe të martë, edhe pse orëve të mëngjesit ultësirave shfaqen kushte për mjegull. 

(Kosova Sot Online)