Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për 15 vjedhje të rënda

  • A.P /
  • 25 January 2025 - 14:18
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për 15 vjedhje të rënda

Është vetëdorëzuar dje në stacionin policor të Pejës i dyshuari Lirim Kurtaj, 27 vjeç, së bashku me një avokat mbrojtës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është në arrati që nga 23 korriku i vitit të kaluar, ndërsa policia e kishte shpallë në kërkim më 7 gusht.

Policia tha se hetuesit gjatё kohёs sa ishte nё arrati i dyshuari kanё mbledhur prova dhe dёshmi dhe gjatё hetimit janё gjetur dhe sekuestruar” disa nga sendet e vjedhura tek dy persona tё dyshuar në qytetin e Fushё Kosovёs, tё dyshuar pёr veprën penale” Blerja, Pranimi ose fshehja e sendeve te pёrfituara me kryerjen e veprёs penale”, dhe rasti ёshtё dёrguar nё Prokurorinё themelore ne Pejё”.

Personi i dyshuar dyshohet se ka kryer mbi pesёmbёdhjetё (15) vjedhje tё rёnda nё korrik tё vitit 2024, gjithashtu gjatё arrestimit janё gjetur dhe sekuestruar:

•              Njё (1) Pistoletё Zoraki, njё (1) karikator dhe gjashtёmbёdhjetё (16) fishekё

•              Dyzetё (40) fishekё kal:8x57mm

•              Njё (1) Sprej OC

•              Njё (1) mjet i mprehtë (thikё)

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuar me urdhër të Prokurorit ёshtё ndaluar pёr 48- orё, pёr veprat penale, “Vjedhje e rёndё” dhe “ Mbajtja nё pronësi, Kontroll ose posedim tё paautorizuar tё Armёve”.

Policia vitin e kaluar kishte kërkuar nga qytetarët bashkëpunim me qëllim të lokalizimit e arrestim të tij, duke ia publikuar edhe të dhënat e tij

(Kosova Sot Online)