
Kremlini thotë se ende s’ka marrë ndonjë sinjal nga ShBA-ja për takim

Kremlini tha të hënën se ende nuk kishte pranuar ndonjë sinjal nga Shtetet e Bashkuara për organizimin e një takimi të mundshëm mes presidentëve Vladimir Putin e Donald Trump, por se mbetet i gatshëm për ta organizuar atë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Deri më tani, ne nuk kemi pranuar ndonjë sinjal nga amerikanët” – thë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një video-lidhje me gazetarë, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Gatishmëria (e Rusisë për një takim) mbetet dhe gatishmëria e njëjtë, për aq sa kemi dëgjuar ne, mbetet te pala amerikane. Mësa duket, nevojitet një sasi e caktuar kohe (për të organizuar diçka)” – shtoi zëdhënësi i Kremlinit.
Putini tha të premten se ai dhe Trumpi duhet të takohen për të biseduar rreth luftës në Ukrainë dhe çmimeve të energjisë, çështje që presidenti amerikan i ka vënë në pah në ditët e para të administratës së tij të re.
Trumpi, i cili erdhi në pushtet javën e kaluar, gjithashtu ka thënë se dëshiron të takohet me Putinin dhe se ai e do fundin e luftës në Ukrainë, të cilën e ka përshkruar si “qesharake”.
(Kosova Sot Online)