Sot u jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Gashi

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 09:30
Sot u jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Gashi

Nga një aksident i rëndë trafiku humbën jetën tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aksidenti ndodh të dielën në mbrëmje në fshatin Çubrel, ndërsa ishte e përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Zarif, Agim dhe Gyltene Gashi mbetën të vdekur si pasojë e këtij aksidenti. Ata do të varrosen në ora 14:00 në varrezat e qytetit.

(Kosova Sot Online)