Dështon të nisë gjykimi ndaj Nagip Krasniqit

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 09:39
Dështon të nisë gjykimi ndaj Nagip Krasniqit

Në mungesë të të akuzuarit Ymer Dragusha, ka dështuar seanca fillestare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj tij, ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, si dhe Isuf Zejnës, të akuzuar për keqpërdorime në KEK, 

Gjykatësi Rrahman Beqiri bëri të ditur se i akuzuari Dragusha mungon edhe pse të njëjtit Gjykata ia ka dorëzuar ftesën për këtë seancë, ndërsa fletëdorëzimi nuk është kthyer në Gjykatë, për çka nuk mund të konstatohet nëse i ka shkuar ftesa me rregull.

(Kosova Sot Online)