
Kurti: Drenica është zemra e Kosovës, më 9 shkurt bashkohen 500 mijë zemra

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nga Skenderaj ka deklaruar se bastioni i lëvizjes së tij dhe i koalicionit është zemra e qytetarit të Republikës, duke theksuar se Drenica është zemra e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një deklaratë emocionale, Kurti tha: "Më 9 shkurt bëhen bashkë 500 mijë zemra për Republikën, për Kosovën", duke e lidhur fitoren e lëvizjes me përkushtimin dhe angazhimin e popullit të Kosovës për një të ardhme më të mirë.
Kurti theksoi se Drenica na priti me fishekzjarrë e petardë, entuziazëm shtesë për fitoren tonë të 9 shkurtit me 500 mijë zemra për numrin 118
Në fund, Kurti e mbylli fjalimin e tij me thirrjen entuziaste: "Rroftë familja Jashari! Rroftë Skënderaj! Rroftë kombi shqiptar!"
(Kosova Sot Online)