Abdixhiku merr zemër në Kolovicë: Krejt Kosova LDK!

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 11:44
Abdixhiku merr zemër në Kolovicë: Krejt Kosova LDK!

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku mbrëmjen e mbylli me një takim me banorët e lagjes së Kolovicës në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga një video e shpërndarë në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook, në këtë takim shihen numër i madh i njerëzve të mbledhur në Shkollën e Gjelbër.

Ndër të tjera përkrahësit e kësaj partie dëgjohen duke brohoritur “Krejt Kosova LDK”.

(Kosova Sot Online)