Haxhiu: Sami Lushtaku ka tentuar të sulmojë eskortën e Albin Kurtit

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 13:32
Haxhiu: Sami Lushtaku ka tentuar të sulmojë eskortën e Albin Kurtit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka tentuar të sulmojë personalisht eskortën e kryeministrit Albin Kurti të hënën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Haxhiu, në një postim në Facebook të martën, tha se Lushtaku ka qenë me veturë zyrtare, me targa 02Z, në momentin kur “e ka prerë rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin”.

“Sami Lushtaku mbrëmë personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e Kryeministrit. Ai me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skënderajt, e ka pre rrugën e veturës së Kryeministrit me qëllim sulmin”, ka thënë Haxhiu, sipas mediave.

Ministrja e Drejtësisë ka deklaruar se gazetarët do të ishte mirë ta pyesnin nënkryetarin e Skenderajt se në cilën pompë të benzinës “i ke komanduar huliganët”, të cilët sipas saj, tentuan ta pengonin tubimin e Vetëvendosjes në Skenderaj.

“Dëgjova që disa gazetarë të Klan Kosovës e kanë pyetur Kryeministrin se po i përdorë veturat zyrtare, ndoshta është mirë me e pyetë Saminë se prej cilës pompë të benzinës i ke komandu huliganët tu, para se të nisesh si i frustruar”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)