Cilët janë mbështetësit e Vuçiqit jashtë vendit?

  • A.P /
  • 28 January 2025 - 14:29
Cilët janë mbështetësit e Vuçiqit jashtë vendit?

Brenda pak ditësh, fuqitë e mëdha kanë shprehur mbështetjen e (pa)fshehur për regjimin e Aleksandar Vuçiqit. A mund të ndryshojë gjendjen dorëheqja e kryeministrit Vuçeviq?

Përfaqësuesit e disa prej vendeve më me ndikim, si me komandë, kanë shprehur njëfarë mbështetjeje për regjimin në Serbigjatë ditëve të fundit. Është interesante se përfaqësues të rangut të lartë të administratave të SHBA-së, Rusisë dhe Bashkimit Evropian folën me tone të ngjashme dhe dukej sikur ndonjëherë po kopjonin njëri-tjetrin. Tani priten reagime të reja, pasi kryeministri i deritanishëm i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje.

Sidoqoftë, reagimi i Rusisë ndoshta nuk ishte i papritur, pasi qeveria ruse nuk ka shumë simpati për protestat në rrugë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtmeruse Maria Zakharova tha se “marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë një kockë në fytin e Perëndimit” dhe se “provokimet po përpiqen t’i kthejnë protestat nga demokratike në antishtetërore” dhe se “ky është çelësi universal i Perëndimit”.

Sa i përket Perëndimit, i cili është akuzuar në mediat e regjimit serb se qëndron pas tentativës së “revolucionit me ngjyra”, edhe ai i ka dërguar fjalë qetësueseVuçiqit. Së pari, Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit, holandezi Gert Jan Kopman, deklaroi në Beograd, siç njoftojnë disa media, në një takim të mbyllur me opozitën, se “Bashkimi Evropian nuk do të pranojë apo mbështesë dhunën për ndryshimin e qeverisë në Serbi”.

Ngjashëm u shpreh në llogarinë e tij X edhe Richard Grenell, i dërguari i Presidentit tëSHBADonald Trumppër misionet speciale, i cili tha: “Ne nuk mbështesim ata që minojnë sundimin e ligjit ose ata që pushtojnë me dhunë ndërtesat qeveritare”. “Nëse nuk ju pëlqen ligji apo lideri, atëherë punoni për ndryshim, por mos përdorni dhunën”.

Na jep çfarë mundesh dhe ne do të mbyllim një sy
Secili i lexoi mesazhet e lartpërmendura në mënyrën e vet. Media proqeveritare si mbështetje e hapur për Vuçiqin. Në të njëjtën mënyrë u interpretua edhe nga kundërshtarët e regjimit, të cilët i konsiderojnë këto mesazhe si zhgënjyese për të gjitha forcat demokratike në vend.

Kur bëhet fjalë për Rusinë, ajo nuk ka shumë miq në Evropë dhe udhëhiqet nga parimi i “marrë-dhënies”, thotë për Deutsche Wellen Dushko Lopandiq, nënkryetar i Lëvizjes Evropiane në Serbi. “Rusia është në një situatë ku nuk mund të zgjedhë shumë, sepse fakt është që Serbia nuk i vendosi sanksione Rusisë”, thotë ai.

Kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, “ai ka një qasje burokratike dhe po mbyll një sy ndaj kësaj krize”. “Ata duan qëSerbiatë largohet nga Rusia, janë të interesuar për stabilitet, zgjidhje për problemin e Kosovës dhe më së paku duken të interesuar për gjendjen e sistemit politik dhe demokracinë në Serbi”, konsideron bashkëbiseduesi i DW.

Richard Grenell është “në marrëdhënie biznesi ose marrëdhënie indirekte biznesi me regjimin serb, i cili është shumë i zoti kur bëhet fjalë për këto marrëdhënie transaksionale”. “Por unë mendoj se kjo është një mbështetje e dobët që do të zhduket kur regjimi të arrijë fazën vendimtare, të cilën ai tashmë e ka arritur,” tha Lopandiq.

(Kosova Sot Online)