
Publikohet slogani i zgjedhjeve të 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot sloganin zyrtar për zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Slogani i këtij procesi zgjedhor do të jetë “Vota jote për Kosovën 2025”.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë një thirrje për qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar.
Ai ka deklaruar se angazhimi i KQZ-së është maksimal për të siguruar një proces zgjedhor me integritet dhe pa asnjë lloj ndikimi.
(Kosova Sot Online)