FSK do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren sipas planit të trajnimeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Komuna e Prishtinës bën të ditur se ky aktivitet do të mbahet më 7 shkurt 2025 në Parkun e Gërmisë, Prishtinë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë një marshim stërvitor në terren sipas planit të trajnimeve. Aktiviteti do të mbahet më 7 shkurt 2025 në Parkun e Gërmisë, Prishtinë. Lusim qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë realizimit të këtij ushtrimi”, thuhet njoftim.
(Kosova Sot Online)