
Trump planifikon të tërheqë 2000 trupa amerikane nga Siria

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë përcjellë Izraelit dëshirën e Trump për të tërhequr rreth 2000 trupa amerikane nga Siria, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Donald Trump thuhet se ka informuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendimin për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, me të cilin do të takohet më 4 shkurt në Shtëpinë e Bardhë.
“Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asnjë lidhje me të. Kjo luftë nuk është e jona. Lëreni të evoluojë. Mos u përfshini”, tha Donald Trump në një postim në platformën Truth Social.
Deri në vitin 2021, 900 trupa amerikane ishin vendosur në Siri, ndërsa në dhjetor 2024, numri i trupave arriti në 2000, ndërsa Pentagoni deklaroi se kishte pasur një rritje për shkak të ngjarjeve që çuan në rënien e regjimit të Asadit.
(Kosova Sot Online)