Zhdukja e veteranit të UÇK-së, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

  • A.P /
  • 29 January 2025 - 13:14
Zhdukja e veteranit të UÇK-së, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Zylfi Tejeci nga fshati Gorozhup i Hasit është zhdukur që nga 23 janari i këtij viti. Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Has, në një postim në Facebook, ka bërë thirrje që kushdo që e sheh këtë person t’i lajmërojë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është zhdukur nga ora 18:55, sipas burimeve të vërtetuara ka qëndruar në një lokal në fshatin Planej pastaj ka lëvizur për në shtëpi. Dhe është zhdukur nga ky moment”, thuhet në njoftimin e OVL UÇK-së në Has

Nëse keni ndonjë informacion për personin në fjalë, kontaktojeni policinë, por edhe këtë numër kontakti të familjarëve: 049-669-675.


(Kosova Sot Online)