Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Prishtinë

  • A.P /
  • 29 January 2025 - 15:01
Arrestohen dy të dyshuar për grabitje në Prishtinë

Policia ka njoftuar se sot në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar për grabitje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dyshuarit janë V.I. dhe L.B. dhe janë dërguar në mbajtje.

“Rasti ka ndodhur me datën 24 janar 2025 në fshatin Trudë, saktësisht në një pompë derivatesh. Puna e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin dhe  arrestimin e personave të dyshuar (meshkuj) V.I.  34 vjeç, dhe L.B 33 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, për të cilët ekziston dyshimi se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes. Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.”

(Kosova Sot Online)