
Scholz ka mbrojtur të drejtën për të kërkuar azil në Gjermani

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbrojtur të drejtën për të kërkuar azil në Gjermani, duke hedhur poshtë thirrjet për një rregullim rrënjësor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“E drejta për azil është një pjesë integrale e sistemit tonë ligjor dhe të vlerave. Nuk duhet ta braktisim sot”, tha ai, shkruan The Guardian.
Duke iu drejtuar drejtpërdrejt sulmit në Aschaffenburg javën e kaluar, ai e quan atë “një krim të urryer, monstruoz” dhe thotë se shumë qytetarë ndihen “thellësisht të shqetësuar” nga rastet e përsëritura “ku autori abuzoi me mbrojtjen tonë”.
Por ai thotë se ka “një deficit të zbatimit” në nivel shtetëror dhe argumentoi se sulmet “mund të ishin parandaluar me ligjet ekzistuese”.
(Kosova Sot Online)