17 mijë e 500 euro gjobë ndaj zyrtarit komunal të Ferizajt dhe një biznesmeni
Gjykata Themelore në Ferizaj, të mërkurën ka shpallë aktgjykim ndaj katër zyrtarëve komunalë të Ferizajt dhe një biznismeni, të cilët akuzoheshin për korrupsion dhe vepra tjera penale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ndaj të akuzuarave Fehmi Reka, Bahri Xhemajli, kjo gjykata ka shpallur aktgjykim dënuese, kurse të pandehurit Arbërie Bekteshi, Arbnora Sejdiu dhe Hajrush i ka liruar nga akuza.
Aktgjykimi është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Ilir Bytyqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit, i akuzuari Reka për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6 muajve, i cili dënim me pëlqimin e të njëjtit është zëvendësuar në dënim me gjobë në lartësi prej 5 mijë euro.
Kurse, i akuzuari Xhemajli për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” është dënuar me gjobë në lartësi prej 12 mijë e 500 euro, ndërsa u lirua për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik në bashkëkryerje”.
Ndërkaq, të akuzuarit Bekteshi, Sejdiu dhe Leka janë liruar nga akuza për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”, pasi që nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer këtë vepër penale.
Në këtë rast, i akuzuar ka qenë edhe biznesmeni Altin Xhemajli, i cili tashmë është dënuar me 20 mijë euro gjobë, pasi që procedura ndaj tij ishte veçuar.
Ndryshe, më 15 janar 2024 janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale.
(Kosova Sot Online)