Studentët nga Beogradi nisen në këmbë për Novi Sad
Në Serbi po vazhdojnë protestat e studentëve të shumtë dhe qytetarëve nëpër qytete të ndryshme të cilët kërkojnë drejtësi për tragjedinë e Novi Sadit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Disa studentë nga Beogradi sot janë nisur në këmbë drejt qytetit të Novi Sadit për t’iu bashkuar atje protestuesve të cilët po mbajnë disa ura të bllokuara, shkruan N1,.
Protestat s’janë ndalur as pas dorëheqjes së kryeministrit të Serbisë, Millos Vuçeviq.
(Kosova Sot Online)