![Demokratët zotohen të kundërshtojnë ndryshimet në USAID](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/20/200x200_rs_1024x759-200811133021-1024-kamala-harris-joe-biden.cm_.81120-600x3601616238531.jpg)
Abazi: Ne do të vijmë në pushtet, Kurti ka treguar se është i padijshëm
![Abazi: Ne do të vijmë në pushtet, Kurti ka treguar se është i padijshëm](/uploads/kosova-sot/images/2024/August/14/auto_haki-abazi-600x360_11723616475.png)
Kandidati për deputet nga AAK, Haki Abazi është shprehur i bindur se partia ku bën pjesë ai do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Abazi ka thënë se kryeministri, Albin Kurti ka treguar se nuk është i pjekur dhe i ditur për të realizuar agjenda shtetërore.
“Ne do të vijmë në pushtet. Unë jam i bindur që ne do të vijmë në pushtet sepse Kurti nëse ka bërë një gjë e ka tregu sidomos gjatë kësaj fushate që nuk është i pjekur, rrjedhimisht edhe i padijshëm që të realizojë agjendën shtetërore”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai tha se qasja e tyre për veriun është integrimi në NATO.
“Veriu është pjesë e territorit të Kosovës… Qasja jonë për veriun është integrimi në NATO. Në momentin kur Kosova bëhet anëtare e NATO-s çështjet e brendshme mbeten të brendshme të Kosovës, sigurohen kufijtë e Kosovës… Policia duhet që të veprojë në çdo pjesë të Kosovës kur ka nevojë të intervenohet, por mbajtja e jetës së përditshme me polici është e pamundur”, ka deklaruar ai.
(Kosova Sot Online)