
E rëndë: Kjo është vajza kosovare që vdiq tragjikisht në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, ku një grua ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tjera.
Viktima është identifikuar si 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni. Ekipet mjekësore, që kanë arritur në vendin e ngjarjes, e kanë konstatuar vdekjen e saj.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar lokacionin me shirita, ndërsa hetuesit e Policisë, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.
Për rastin e vdekjes ka njoftuar edhe familja e tashmë të ndjerës.
"Familjarë dhe miq, ju njoftojmë se me datë 30.01.2025 nderroi jetë vajza ime dhe motra jonë
Njomza (Bashkim) Maxhuni.
Për ceremoninë e varrimit ju njoftojmë me kohe".
(Kosova Sot Online)