Sot 28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 07:54
Sot 28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës

Sot shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tre strategët, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ishin duke udhëtuar nga Prishtina në drejtim të Vushtrrisë, derisa grupi i tyre zbulohet nga sigurimi serb, të cilët kishin vënë pritë në fshatin Pestovë, ku të tre bien heroikisht në luftë me ta.

Aktivitetet ushtarake, Zahir Pajaziti i filloi gjatë viteve 90-ta. Në rrethanat e krijuara gjatë grevave të përgjithshme në Kosovë të mbajtura më 3 shator të vitit 1990, Zahiri dhe aktivistët e tjerë filluan të punojnë për ngritjen e një rrjeti sigurimi në Kosovë.

Komuna e Podujevës sot organizon homazhe në 28 vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Do të bëhen homazhe në “Kompleksin Memorial Zahir Pajaziti” në Orllan, në Lladoc “Kompleksin Baza e Parë e UÇK-së”, Kompleksin Memorial i Dëshmorëve në Penuhë, tek Shtatoret e “Katër Dëshmorëve” në shesh.

Po ashtu 1 shkurt, nga ora 12:00, mbahet turneu Memorial “Zahir Pajaziti” në futboll në Palestrën “Hakif Zejnullahu”.


(Kosova Sot Online)