Bajrami i bën thirrje Kurtit ta sjellë familjen e tij nga Norvegjia për të jetuar në Kosovë

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 10:00
Bajrami i bën thirrje Kurtit ta sjellë familjen e tij  nga Norvegjia për të jetuar në Kosovë

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti ta sjellë familjen e tij për të jetuar në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo e kritikoi rreth mënyrës së shprehjes lidhur me epitetin “Albin Baba”, duke thënë se “Kryeministri në largim, që ka familjen në Norvegji, tallet me prindërit që sfidohen çdo ditë në Kosovë”.

Bajrami tha se familja e kryeministrit duhet të përballet me kushtet e jetesës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Kryeministri në largim, që ka familjen në Norvegji, tallet me prindërit që sfidohen çdo ditë në Kosovë

Duke u tallur sot me qytetarët e Kosovës, Albin Kurti tha se po e quajnë “Albin Baba” sepse prindërit kanë ndërmend t’ia sjellin fëmijët për t’ua rritur!

Kush e thotë këtë?

E thotë kryeministri në largim, i cili familjen, përkatësisht vajzën e tij, e ka larg Republikës së Kosovës – në Oslo, Norvegji, duke u rritë, eduku e shkollu atje.

I bëj thirrje kryeministrit në largim që ta sjellë familjen e tij nga Norvegjia në Kosovë dhe të përballet me realitetin e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, kulturës – pra, me jetën në Kosovë.

(Kosova Sot Online)