Zemaj i bindur: Qeveria Kurti më 9 shkurt do ta marrë dënimin e merituar

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 13:39
Zemaj i bindur: Qeveria Kurti më 9 shkurt do ta marrë dënimin e merituar

Armend Zemaj, ishte i ashpër me qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, sa i përket sektorit të shëndetësisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zemaj tha se kjo qeveri më 9 shkurt do ta marrë dënimin e merituar nga qytetarët e Kosovës.

“Më së shumti nga profesionistët që janë atakuar në mënyrë të vazhdueshme, po se po edhe nga pacientët edhe ata prindër, familjarë që janë përballë ose që kanë hequr të zinjtë e ullirit me këtë qeveri që katër vjet në pushtet”, tha ai.

(Kosova Sot Online)