Kurti: Prokuroria e sistemi i ri i drejtësisë cent për cent do t’ia kthejë popullit pasurinë e plaçkitur
Kryeministri Albin Kurti në Rahovec ka deklaruar se ju e bujqit gjithandej Kosovës e dini mirë çka është sistemi pikë-pikë, sistemi i ujitjes pikë-pikë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mirëpo, sipas tij të mirat vinë pikë-pikë nga toka prej njerëzve punëtor, ama ata të cilët nuk i kanë marrë të mirat nga toka ose përmes punës e pikë-pikë, ata që janë pasuruar në kurriz të popullit do ta mësojnë cka është sistemi cent për cent. Se këtu në Rahovec e bujqit gjithandej Kosovës sistem pikë-pikë e ata milion–milion dikur, nuk shkon.
Ne vazhdojmë me pikë-pikë por byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe prokuroria e sistemi i ri i drejtësisë cent për cent do t’ia kthejë popullit pasurinë e plaçkitur, të vjedhur e të zhvatur ndër dy dekada, ka shtuar Kurti.
(Kosova Sot Online)