Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 14:38
Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria e Kosovës i ka dhënë në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes 100 hektarë në Balltavë të Podujevës për ngritje të kapaciteteve të FSK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ne mbledhjen e sotme të qeverisë u ndan edhe 500 mijë euro për popullin palestinez në Gaza, si dhe 500 mijë euro të tjera për KQZ-në për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Ekzekutivi ndau edhe 2.3 milionë euro për pagesë të 244 specializantëve me vetëfinancim në periudhën 1 janar-31 dhjetor 2025.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se pronat e marra në shfrytëzim janë të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe do të ndihmojnë në lehtësimin e arritjes së objektivave për investime afatgjate të FSK-së.

“Do të shfrytëzohet nga Forca e Sigurisë së Kosovës për ngritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë së Kosovës. Kjo pronë është evidentuar si pronë shoqërore e Agjencisë së Pyjeve dhe e njëjta kërkohet të jepet në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes me qëllim të arritjes së objektivave për investime afatgjate për interesa të veçanta në infrastrukturë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)