Administrata Trump planifikon të dëbojë 341 persona në Maqedoni të Veriut
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump planifikon të dëbojë 341 persona në Maqedoni të Veriut, sipas një liste të publikuar nga media NEXTA. Në këtë dokument figurojnë gjithsej 1,445,549 persona që pritet të deportohen nga SHBA në vendet e tyre të origjinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas të dhënave, numri më i madh i deportimeve do të ndodhë drejt Hondurasit, ku pritet të kthehen 261,651 persona. Nga vendet e rajonit, 118 persona janë të listuar për deportim në Kosovë, 727 në Bullgari, 211 në Greqi, 1,874 në Shqipëri dhe 50 në Serbi.
Një detaj që ka tërhequr vëmendje në listë është përfshirja e 845 personave që pritet të deportohen në Jugosllavi, një shtet që nuk ekziston më. Po ashtu, figurojnë vende të tjera të shpërbëra si BRSS dhe Çekosllovakia, duke ngritur pikëpyetje mbi saktësinë dhe përditësimin e të dhënave.
(Kosova Sot Online)