Zeka: Dejona Mihali është pjesëtare e shërbimit sekret grek 

  • A.P /
  • 31 January 2025 - 16:00
Zeka: Dejona Mihali është pjesëtare e shërbimit sekret grek 

Milaim Zeka ka deklaruar se Dejona Mihali është pjesëtare e shërbimit sekret grek, duke ngritur dyshime për aktivitetet e saj në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Zekës, situata është e thjeshtë për t’u kuptuar, pasi Dejona Mihali ka qenë shpallur person non grata.

Ai shtoi se për këto informacione është në dijeni edhe Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI).

“Dejona Mihali është pjesëtare e shërbimit sekret grek, dhe e gjithë situata është mjaft e thjeshtë për t’u kuptuar, pasi ajo ka qenë person non grata”.

Për shkak të këtyre informacioneve, AKI-ja është në dijeni të plotë”, tha Zeka në një intervistë për media.

(Kosova Sot Online)