Në një motel në Gjilan, gjendet i vdekur një 25 vjeçar

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 12:02
Në një motel në Gjilan, gjendet i vdekur një 25 vjeçar

Një 25-vjeçar është gjetur i vdekur në një prej moteleve të Komunës së Gjilanit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Gjilanit, duke treguar se ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me Policinë dhe kanë konstatuar vdekjen.

“Me datën 01.02.2025 rreth orës 08:10 kemi pranuar informacion se ne një motel në qytetin e Gjilanit një person i vitit të lindjes 2000 është gjetur pa shenja jete. Njësitet Policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësorë nga Emergjenca e Spitalit rajonal të Gjilanit ku mjeku konstatuar e ka konstatuar se viktima është pa shenja jetë”, ka thënë për Reporteri Valon Osmani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ai tutje ka thënëse me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Hetimet në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit”, ka deklaruar ai. 

(Kosova Sot Online)