Berisha: Shqiptarët të pregatiten për demonstratat më të fuqishme

  • A.P /
  • 01 February 2025 - 15:52
Berisha: Shqiptarët të pregatiten për demonstratat më të fuqishme

Në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar, lideri i opozitës, Sali Berisha, u shpreh se kryeministri Edi Rama po pengon të drejtën kushtetuese të diasporës për të votuar. Sipas tij, kërkesa për dokumente të lëshuara nga Shqipëria është një mënyrë për të përjashtuar mbi një milion shqiptarë jashtë vendit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai e cilësoi këtë veprim si absurd, antidemokratik dhe antikombëtar. Berisha tha se shqiptarët jashtë atdheut duhet të kenë të njëjtat të drejta si ata brenda vendit. Ai përmendi shembuj nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, që e lejojnë votën e diasporës me dokumente biometrike të vendeve ku jetojnë. Gjithashtu, ai paralajmëroi protesta të fuqishme për këtë çështje. Sipas tij, qeveria ka frikë nga vota e emigrantëve.

FJALA E BERISHËS:

Së pari, dua të informoj shqiptarët brenda dhe jashtë vendi se, kreu i narkoshtetit, Edi Rama po bën gjithçka për të asbotuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë Shqipërisë për votime.
Ai, në mënyrën më absurde po kushtëzon e qytetarëve shqiptarë, me shtetësi shqiptare, me pasjen ose jo të dokumenteve të prodhuara në Shqipëri, ndërkohë që, shqiptarë ata i bën shtetësia, pavarësisht nga dokumenti që ata kanë marrë në vendin ku jetojnë.
Dhe ky standard, është standardi i atij që ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës dhe e shqiptarëve. Nuk ka akt më absurd, më antishqiptar, më antidemokratik se t’u thuash mbi 1 milion shqiptarëve që nuk dispononi dokumentet e lëshuara në Shqipëri, por kanë dokumente të sigurta biometrike të vendit ku jetojnë, në SHBA, në Kanada, në Gjermani, në Angli, në çdo vend tjetër.

Bëni kështu rekord i vetmi në botë i vetmi vend që nuk njihni dokumentet biometrike, as të BE-së, as të hapësirës të NATO-s, as të vendeve tjera, sepse keni frikë dhe tmerr nga vota.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për demonstratat më të fuqishme para ambasadave të narkoshtetit, në qoftë se nuk votohet në këtë parlament ligji i cili u njeh atyre, njëlloj siç bën kosova, njëlloj siç bën Maqedonia, njëlloj siç bën çdo vend tjetër, dokumentet biometrike që faktojnë identitetin e tyre plotësisht.


(Kosova Sot Online)